Vala e dytë e koronavirusit, ky vend është në prag të saj

Rajoni
Vala e dytë e koronavirusit, ky vend është në prag të saj

Ky shtet është në prag të valës së dytë të koronavirusit.

Kancelari Kurz ka bërë të ditur se numri i infeksioneve në Austri mund të rritet deri në 1 mijë raste në ditë.

Austria po përjeton fillimin e një vale të dytë të infeksioneve me koronavirus. Kështu ka thënë kancelari Sebastian Kurz, ndërsa numri i rasteve të reja po shënon rritje, shkruajnë mediat e huaja.

Nga e premtja deri të shtunën, kombi Alpin me gati nëntë milionë banorë raportoi 869 raste të reja – më shumë se gjysma e atyre në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë.

Kancelari Kurz ka bërë të ditur se numri i infeksioneve në Austri mund të rritet deri në 1 mijë raste në ditë.

“Ajo që po përjetojmë është fillimi i valës së dytë”, citohet të ketë thënë kancelari Kurz në një deklaratë. Ai u ka bërë thirrje popullatës që të përmbahen ndaj masave anti-virus dhe të zvogëlojnë kontaktet shoqërore.

Nga dita e hënë, në Austri janë rikthyer masat për mbajtjen e maskave në secilin dyqan, ndërkohë po nga e hëna të gjithë qytetarët e Vjenës që udhëtojnë për në Zvicër duhet t’i nënshtrohen 10 ditë karantinë (vetizolim), shkruan Albinfo Austria.

“Covid-19 do të vazhdojë gjatë”

Opoja.net

Bizneset kërkojnë masa të reja ekonomike për zbutjen e pasojave nga COVID-19

Opoja.net

Vala e dytë e koronavirusit, vendet e BE-së rikthejnë masat kufizuese

Opoja.net

Kosova me ngecje të lartë në mësimnxënie 

Opoja.net

Johnson paralajmëron valën e dytë të koronavirusit në Britani

Opoja.net

Vdes gjykatësja Ginsburg – zëri i të drejtave të grave në SHBA

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net