Vala e dytë e koronavirusit, vendet e BE-së rikthejnë masat kufizuese

Rajoni
Vala e dytë e koronavirusit, vendet e BE-së rikthejnë masat kufizuese

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë botën.

Në dy javët e fundit, numri i infektimeve të reja me koronavirus në Europë është rritur me 10%, ç’ka ka bërë që shumë shtete në kontinentin e vjetër të rikthejnë masat e ashpra parandaluese.

Rregullore të reja kanë prezantuar Greqia, Danimarka dhe Franca, teksa në kryeqytetin spanjoll, Madrid, për një periudhë të pacaktuar, do duhet të merret leje për t’u larguar nga zona e banimit.

Disa vende europiane kanë rikthyer masat parandaluese të përhapjes së Covid-19, për shkak se në dy javët e fundit është vërejtur një rritje e rasteve të raportuara me 10%.

Në këto kushte, kontinenti i vjetër duket se i druhet një vale të re të virusit. Spanja, Greqia, Danimarka dhe Franca kanë njoftuar secila vendime nga më të ndryshmet. Është pikërisht Spanja ajo e cila ka marrë masat më drastike.

Shteti iberik ka numrin më të lartë të infeksioneve, ndaj ka bërë me dije se në vijim qytetarët do duhet të paraqesin arsye të qënësishme për t’u larguar nga zona ku banojnë.

Qeveria ka njoftuar gjithashtu se parqet do të mbyllet ndërsa dyqanet dhe restorantet do duhet të punojnë me gjysmë kapaciteti. Në kryeqytetin spanjoll, gjithashtu do të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona.E njëjta masë do të zbatohet edhe në Francë, ku qeveria ka njoftuar edhe për vendosjen e orareve kufizuese për baret dhe restorantet.

Greqia ndërkohë pritet të ashpërsojë kufizimet në Athinë. Duke filluar nga e hëna nuk do të lejohen grumbullimet, por nuk pritet të preken restorantet, baret dhe dyqanet e kafeve.

Italia që ishte epiqëndra e virusit në muajt e parë nuk po përjeton më shifra tragjike, por ekspertët e shëndetit nuk duan që kjo çështje të merret pa seriozitetin e duhur. Zyrtarët e shëndetit kanë kërkuar që të shmanget në maksimum qëndrimi në hapsira publike.

Presidenti Trump thotë se e ka mundur koronavirusin

Opoja.net

Gratë hezitojnë të kontrollohen për kancer të gjirit në pandemi

Opoja.net

Mohimi i pronësisë, hebrenjtë kërkojnë rikthimin e tyre

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net