Opoja.net

Van Gaal për United-in: 600 milionë funte dhe s’mund t’i blesh lojtarët që të duhen

Sport
Van Gaal për United-in: 600 milionë funte dhe s’mund t’i blesh lojtarët që të duhen

Ish-trajneri i Manchester United-it, Louis van Gaal, e ka kritikuar strategjinë e transfereve gjatë kohës sa ishte me këtë klub, duke thënë se ata dështonin të sillnin lojtarë pavarësisht mundësive të shumta financiare.
Holandezi kishte qenë në Old Trafford nga vera e vitit 2014 e deri më 2016 kur edhe ishte shkarkuar nga Djajtë e Kuq.
“Një qarkullim prej 600 milionë funtesh dhe nuk mund t’i blesh lojtarët për të cilët ke nevojë. Duhet ta blesh numrin një dhe jo numrin shtatë”, ka thënë van Gaal mes tjerash për Voetbal International.
“Sigurisht, klubi që shet po ashtu mendon ‘nëse je aq i pasur, duhet po ashtu ta paguash shumën më të lartë të imagjinueshme’. Kjo ndodhte me transfere”, ka shtuar ai.
“Pastaj duhet që të punosh me numrat shtatë ose tetë në listën tënde të dëshirave, për të cilët po ashtu duhet të paguash shumë para, dhe për çfarë trajneri gjykohet dhe dënohet”.

Loading...

Mos i humb

Milan shkëlqen kundër Lazios, festa nis në Juventus

Fari Kolloni

Lajmet për shkarkimin e tij, flet trajneri i Barcelonës

Fari Kolloni

Chelsea me këtë formacion synon ta mposht Watfordin

Fari Kolloni

Milanit po ia vështirëson punën Arsenal dhe PSG për transferimin e yllit të madh

Fari Kolloni

Milani humb durimin ndaj Piolit, Rangnick brenda 9 ditësh mund të arrijë në San Siro

Fari Kolloni

Arsenal me ofertë të ‘ҫmendur’ për Antonie Griezmann

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net