Vazhdojnë garat, kësaj rradhe me Garat Republikane të Fizikantëve të Rinj të Dragashit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Drejtoria e Arsimit në Dragash vazhdon me organizimet e suksesshme, kësaj rradhe me Garat Republikane të Fizikantëve të Rinj të Dragashit të cilat po mbahen sot: 3 mars 2019 (e dielë) në sallën e Kuvendit Komunal në Dragash.

Garat Republikane të Fizikantëve të Rinj të Kosovës do të mbahen më: 9 mars 2019 (e shtunë) në orën 11.00 në Departamentin e Fizikës.  Ky organizim po mbahet në bashkëpunim me Shoqatën e Fizikantëve të Kosovës.

Numri i nxënësve që do të marrin pjesë në Garat Republikane do të jetë, nga një nxënës për klasë të IX, X, XI dhe XII, pra gjithsejt 4 nxënës nga komuna e Dragashit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-