Vazhdojnë investimet e Serbisë në Mitrovicën e Veriut, po ndërtohet një stadium futbolli.

Kosova
Vazhdojnë investimet e Serbisë në Mitrovicën e Veriut, po ndërtohet një stadium futbolli.

Serbia vazhdon investimet në Mitrovicën e Veriut.

Po vazhdojnë investimet në Mitrovicën e Veriut, banorët thonë që atje po ndërtohet një stadium futbolli.

Vitet e fundit ndërtimet në Mitrovicën e Veriut janë shtuar goxha shumë.
Në këtë pjesë të Kosovës janë ndërtuar një numër i madhe i ndërtesave dhe shtëpive, duke u mbështetur në financat e qeverisë së Serbisë.

Por përveç tyre rishtazi ka filluar edhe ndërtimi i një stadium të futbollit.

Kjo po i shqetëson banorët shqiptar të Veriut të Mitrovicës.

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Mitrovicës Veriore, Bashkim Cimili po thotë që investimet e Serbisë në Kosovë po shkojnë duke u shtuar.

Por Cimilit po i mbetet hatri tek insitucionet qendrore, që sipas tij, e kanë lënë anash këtë pjesë.

I dëshpëruar me mungesën e kujdesit nga shteti në këtë anë po ndihet edhe Mustafë Kelmendi.

Siç thotë ai, shqiptarët këndej nuk po lejohen të ndërtojnë shtëpi e ndërtesa teksa objektet e serbëve po shtohen.

Kelmendi tregon që familjar të tij kanë edhe ndërtesa që nuk po mund ti shfrytëzojnë për shkak të serbëve.

Televizioni ka kontakuar edhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Mitrovicës Veriore, Aleksandër Sipriç.

Ai e ka konfirmuar se është në dijeni për ndërtimin e stadiumit por nuk ka dhënë detaje të tjera.

E qëndrim për këtë punë T7 nuk ka mundur të marrë nga institucionet qendrore.

Stadiumi që po ndërtohet është afër më stacionin hekurudhor në Mitrovicën e Veriut.

Sot mbahet ankandi i letrave me vlerë

Kushtrim Guraj

Eliot Engel më 28 tetor do jetë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për Kosovën

Kushtrim Guraj

Përmes këtyre procedurave u vodhën dy milionë euro nga Thesari i Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net