Opoja.net

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Kosova
Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Ka shkuar në 112 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Ka shkuar në 112 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë. Derisa vetëm ditën e sotme janë regjistruar 4 viktima.

Viktima e parë gjatë ditës së sotme u shënua në spitalin e Pejës. Siç njoftoi spitali, pacientja ishte e prekur me koronavirus dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërsa një 64-vjeçar nga Gjilani, i cili ishte konfirmuar me koronavirus po ashtu ka ndërruar jetë sot.

Një rast tjetër i vdekjes ka ndodhur edhe në pjesën veriore të Mitrovicës. Kurse në komunën e Drenasit sot u shënua viktima e parë nga Covid-19.

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit janë 306 pacient që po trajtohen në QKUK dhe 7 spitale të vendit.
Prej tyre, 217 janë me oksigjeno-terapi dhe 11 të intubuar.

Në Klinikën Infektive, ku edhe është numri më i madh i pacientëve që po trajtohen, gjithsej 96, 60% e tyre janë në oksigjeno-terapi.

5 nga pacientët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pacientë të konfirmuar me Covid-19:

•Klinika Infektive 96 pacientë

•Klinika e Pulmologjisë 50 pacientë

•Anestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë

•Spitali i Prizrenit 31 pacientë

•Spitali i Gjakovës 33 pacientë

•Spitali i Pejës 43 pacientë

•Spitali i Ferizajt 13 pacientë

•Spitali i Gjilanit 17 pacientë

•Spitali i Mitrovicës 2 pacientë

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren, por rezultatet e tyre do të bëhen të ditura të mërkurën, në orën 15:00.

MSH-ja po ashtu njoftoi se tash e tutje rezultatet do të bëhen të ditura çdo ditë në orën 15:00.

Loading...

Mos i humb

Qytetarët të shqetësuar, publikohen pamjet të reja të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në Kosovë

Opoja.net

Do të sanksionohen personat që thonë se nuk ka virusi, vjen reagimi nga Labi

Opoja.net

Situata me koronavirus në vendin tonë: 3.961 raste aktive dhe 303 të vdekur, mbi 400 pacientë të hospitalizuar

Opoja.net

Ministri i Shëndetësisë nesër do të vizitoi Bujanocin dhe Preshevën

Opoja.net

Votohet në shqyrtim të parë projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19

Opoja.net

Komuniteti ndërkombëtar, i brengosur lidhur me projektligjin për UÇK-në

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net