Opoja.net

Vdes edhe një tjetër anëtar i familjes Lala, shkon në 52 numri i viktimave nga tërmeti

Shqipëria
Vdes edhe një tjetër anëtar i familjes Lala, shkon në 52 numri i viktimave nga tërmeti

Tërmeti i fundit në Durrës, i mori jetën disa familjeve, ndër to edhe familjes më fatkeqe e cila banonte në zonën e ish-Kënetës.

Vetëm njëri prej anëtarëve të familjes Lala, ia doli të nxirrej i gjallë, dhe ai ishte 17-vjeçari Ramë Lala.

Mediat shqiptare raportojnë se ka ndërruar jetë edhe një tjetër anëtar i familjes Lala, dhe bëhet fjalë për Fiqerete Lalën.

Ajo ka ndërruar jetë në drekën e varrimit të 8 anëtarëve të familjes së saj, pasi nuk e ka përballuar dot dhimbjen e madhe.

Sahajdetja, Amelia, Griselda, Dionisi, Dionisa, Emilio, Marjeta dhe Ilir Lala, ishin 8 anëtarët që mbetën viktimë e tërmetit.

Me vdekjen e Lalës shkon në 52 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballësh që ka goditur Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Po ashtu, nga ky tërmet janë lënduar qindra persona dhe janë evakuuar mijëra nga shtëpitë e tyre.

Loading...

Mos i humb

Një kat i shtëpisë u zhyt nën tokë, familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Opoja.net

Thumana disa ditë pas tërmetit

Opoja.net

Sërish tërmet në Shqipëri, ndjehen lëkundje pas mesnate

Opoja.net

Rama: 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut

Opoja.net

Shoqata studentore shqiptare në Harvard mbledh mbi 9 mijë dollarë për të prekurit e tërmetit

Opoja.net

Në Shqipëri 6500 persona në çadra, 525 pallate të dëmtuara

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net