Opoja.net

Vdes në Gjermani futbollisti 20-vjeçar nga Kosova

Sport
Vdes në Gjermani futbollisti 20-vjeçar nga Kosova

Një futbollist 20-vjeçar nga Kosova ka vdekur të dielën në një aksident tragjik në Gjermani, njofton klubi i tij.

VfL- Ulm 1905 Fußball – klubi nga liga amatore në Gjermani – njoftoi në Facebook se Jetëlir Hasani nga Prishtina humbi jetën në një aksident trafiku të dielën.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur edhe nga vetë familja Hasani.

“Dje u goditëm nga një lajm i trishtueshëm. Lojtari, miku dhe anëtari i klubit tonë, Jetëlir Hasani ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

“Ne në VFL Ulm dëshirojmë t’i shprehim ngushëllime familjes Hasani në këtë kohë të vështirë”, thuhet tutje në njoftimin e VFL Ulm.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit është sjellë në Prishtinë, ku do të varroset sot, njofton familja e viktimës.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se pas një aksidenti tragjik në Gjermani, ndërroi jetë më i dashuri jonë: Jetëlir Hasani

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë: 05.11.2020 (e Enjte) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Dragodan. Të pikëlluar: Familja Hasani”, thuhet në njoftimin e familjes.

 

The post Vdes në Gjermani futbollisti 20-vjeçar nga Kosova appeared first on FaktePlus.

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj

Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali

Kushtrim Guraj

Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Interit, tri mungesa të mëdha

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net