Opoja.net

Veliu emërohet koordinator në luftimin e terrorizmit: Do ta bëjë më të mirën për vendin

Kosova
Veliu emërohet koordinator në luftimin e terrorizmit: Do ta bëjë më të mirën për vendin

Ministri i Ministrisë së punëve të Brendshme, Agim Veliu është emëruar nga qeveria e Kosovës e si Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhu’nshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Veliu premtoi se për t’i dalur zot kësaj pune, ai do të bashkëveprojë në koordinim të plotë me institucionet relevante, vendore dhe ndërkombëtare.

Tutje, Veliu premtoi se do të bëjë më të mirën në këtë fushë e cila ka rëndësi për vendin.

Gjithashtu, ai tha se kjo detyrë, si secila deri më tash, për të nuk është privilegj por përgjegjësi karshi shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Veliut:

Të dashur qytetarë,

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës më emëroi në pozitën e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhu’nshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Për ta kapitalizuar me punë të suksesshme besimin që më është dhënë do të bashkëveproj në koordinim të plotë me institucionet relevante, vendore e ndërkombëtare.

Me gjithë kapacitetin tim personal, e profesional, do të angazhohem për ta bërë më të mirën në një fushë me rëndësi për vendin.

Edhe kjo detyrë, si secila deri më tani, nuk është privilegj, por përgjegjësi karshi shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Loading...

Mos i humb

Qytetarët të shqetësuar, publikohen pamjet të reja të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në Kosovë

Opoja.net

Do të sanksionohen personat që thonë se nuk ka virusi, vjen reagimi nga Labi

Opoja.net

Situata me koronavirus në vendin tonë: 3.961 raste aktive dhe 303 të vdekur, mbi 400 pacientë të hospitalizuar

Opoja.net

Ministri i Shëndetësisë nesër do të vizitoi Bujanocin dhe Preshevën

Opoja.net

Votohet në shqyrtim të parë projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19

Opoja.net

Komuniteti ndërkombëtar, i brengosur lidhur me projektligjin për UÇK-në

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net