Opoja.net

Vëllazërorja në “Elbasan Arena”, këto janë formacionet zyrtare

Sport
Vëllazërorja në “Elbasan Arena”, këto janë formacionet zyrtare
Do të startojë në orën 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Një përballje speciale, që do t’u shërbejë të dy trajnerëve për sfidat e Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen në ditët në vijim.

Italiani Edi Reja duhet t’i bëjë mirë llogaritë për të menaxhuar grupin dhe për të marrë më të mirën nga lojtarët e rinj, të cilët nuk kanë pasur shumë minutazh në ndeshjet e kaluara.

Për sa i përket “Dardanëve”, ata do të drejtohen nga zv.trajneri Muharrem Saiti, për shkak se Bernard Shaland rezultoi ditën e sotme pozitiv me Koronavirus.

Kosova ka aktivizuar nga minuta e parë, një numër të konsiderueshëm titullarësh si portieri Muriç, mbrojtësit, Hadërgjonaj, Rrahmani, Aliti, si dhe mesfushorët, Shala, Kryeziu dhe Celina. Ndërkohë që maja e sulmit i është besuar bomberit Muriqi, i cili u rikthye në përfaqësuese pas një mungese afro 1 vjeçare.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.

KOSOVA: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.

The post Vëllazërorja në “Elbasan Arena”, këto janë formacionet zyrtare appeared first on FaktePlus.

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net