Opoja.net

Vëmendje: “Nëse keni përdorur këtë higjienizues për duart, kërkoni ndihmë mjekësore”

Shëndeti
Vëmendje: “Nëse keni përdorur këtë higjienizues për duart, kërkoni ndihmë mjekësore”

“Nëse keni përdorur këtë higjienizues për duart, kërkoni ndihmë mjekësore”, 3 persona humbën jetën dhe 1 u verbua.

Tre persona gjetën vdekjen të helmuar me metanol në shtetin e New Mexico, në SHBA, pasi pinë higjienizues për duart.

Lajmi bëhet me dije nga autoritetet shëndetësore, duke konfirmuar se tre persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike, ndërsa një i katërt ka humbur shikimin.

“Nëse mendoni se keni përdorur ose konsumuar një sanitizues dore që përmban metanol, ju lutemi kërkoni kujdes mjekësor,” tha Sekretari i Shëndetit të New Mexico Kathy Kunkel në një deklaratë.

Një zëdhënës i departamentit të shëndetësisë, në shtetin amerikan, deklaroi se rastet kanë lidhje me alkoolin, duke qenë se higjienizuesi për duart ka një përqindje të lartë alk.ooli dhe dyshohet të jetë pirë si masë kundër koronavirusit.

Incidenti ndodhi menjëherë pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave paralajmëroi kujdes në blerjen e nëntë llojeve të produkteve higjienizuese në Meksikë, sepse ato përmbajnë metanol.

“Një antidot për helmimin e metanolit është i disponueshëm, por sa më parë dikush të trajtohet për helmim të metanolit, aq më mirë shansi për shërim”.

Loading...

Mos i humb

Rusia thotë se në shtator nis prodhimin masiv të vaksinës kundër Covid-19

Kushtrim Guraj

Kështu e “merr peng trupin” koronavirusi

Kushtrim Guraj

Martohet kryeministrja më e bukur në botë

Kushtrim Guraj

Koronavirusi do të jetë prezent për një kohë të gjatë

Kushtrim Guraj

Disa njerëz që nuk janë infektuar me COVID-19, tashmë mund të jenë imun ndaj këtij koronavirusi

Kushtrim Guraj

Lajm i mirë: Edhe personat që nuk janë prekur nga Covidi mund të kenë imunitet.

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net