Opoja.net

Vendet e BE-së shpenzuan 7.8 miliardë euro për kafe

Rajoni

Në 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian për vitin 2018 kanë importuar 3.73 milionë tonelata kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.

Në Ditën Ndërkombëtare të Kafesë, Eurostat tregon se këto vende kanë importuar 12 për qind më shumë kafe se sa një dekadë më herët, përcjell Telegrafi.

Pjesa më e madhe e kafesë së importuar në vitin 2018 ishte nga Brazili me 901 mijë tonelata dhe Vietnami me 770 mijë tonelata, pasuar nga Hondurasi me 228 mijë tonelata, Kolumbia me 173 mijë tonelata, Uganda me 161 mijë tonelata, India me 157 mijë tonelata, Peru me 127 mijë tonelata dhe Etiopia me 87 mijë tonelata.

Këto importe ishin kryesisht në Gjermani me 1.1 milion tonelata ose 36 për qind të totalit të importeve, Itali me 587, Belgjika me 277 mijë tonelata, Spanja me 260 mijë tonelata, Franca me 220 mijë tonelata dhe Britania e Madhe me 193 mijë tonelata.

Importi i kafesë në vendet e BE-së për vitin 2018 | Burimi: Eurostat

Në vitin 2018, në vendet e BE-së u prodhuan mbi 1.8 milion tonelata kafe apo tre për qind më pak se para dhjetë vitesh, kur prodhimi i saj kishte vlerë prej 10.5 miliardë euro, apo e barabartë me 3.4 kilogramë për kokë banori.

Ndër shtetet anëtare të BE-së, Gjermania në vitin 2018 prodhoi 551 mijë tonelata kafe ose 31 për qind e prodhimit të përgjithshëm brenda BE-së, e ndjekur nga Italia me 414 mijë tonelata, Franca me 139 mijë tonelata, Spanja dhe Holanda me 138 mijë tonelata.

Prodhimi i kafesë në vendet e BE-së për vitin 2018 | Burimi: Eurostat

Dita Ndërkombëtare e Kafeve është një rast që përdoret për të promovuar kafen si pije dhe për të rritur vetëdijen për gjendjen e vështirë të prodhuesve të kafesë. /Telegrafi/

Mos i humb

Njeriu që fitoi 5 miliardë dollarë në 48 orë

Opoja.net

Toka në rrezik! Pesë vjetët e fundit, periudha më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në planet

Opoja.net

Tregu evropian i veturave shënon rënie

Opoja.net

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nisin bashkëpunimin në fushën e regjistrimit të bizneseve

Opoja.net

Pse është vështirë të jetosh në Zvicër?

Opoja.net

Punëtorët nga Ballkani po japin kontribut për tregun gjerman të punës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net