Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se janë verifikuar peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve, në mënyrë që fermerët të jenë të mbrojtur dhe peshat të maten saktë.
Kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza ka thënë se ky është edhe një hap tutje në mbrojtjen e konsumatorit.
Sipas tij, verifikime të tilla do të bëhen edhe në ditët e ardhshme, ashtu që të mbrohet konsumatori nga mashtrimet e mundshme.
Inspektorati dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës kanë bërë thirrje që të gjithë përdoruesit e mjeteve matëse të verifikohen që të zbatohet ligji për Metrologji.
Agjencia e Metrologjisë verifikon peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve Agjencia e Metrologjisë së…
Δημοσιεύτηκε από Ministria e Tregtisë dhe Industrisë στις Πέμπτη, 18 Ιουνίου 2020