Opoja.net

Vërshimet në Maqedoni, shkon në 20 numri i të vdekurve

Rajoni
Vërshimet në Maqedoni, shkon në 20 numri i të vdekurve

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Shkup, e kanë humbur jetën 20 persona, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

Nga 20 persona, 13 veçse janë identifikuar nga organet kompetente, ndërsa 7 të tjerë janë në proces të identifikimit.

Para pak orësh, Liza Bendevska, nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, kishte konfirmuar se numri i të vdekurve ishte 15.

“Deri më tani kemi 15 viktima nga shirat e mbrëmshme, 22 janë të lënduar, përderisa 6 llogariten të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Të gjitha viktimat janë nga Hasanbegu, Haraçina dhe Stajkovci”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë Liza Bendeska, zëdhënëse dikasterit të policisë.

Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po intervenojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut.

“Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit.

Me këtë rast, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre dhe bllokojnë rrugët edhe ashtu të pakalueshme në këto lagje.

“Këtu është më kritike, duke pasur parasysh nga lagja “Crna Gora” përmes Buliçanit erdhi sasi e madhe e ujit dhe është shpërndarë në Hasanbeg, dhe më pas ka shkuar në Inxhikovë.”

“Prezent janë ekipet e policisë dhe ushtrisë, zjarrfikësit dhe kompanitë private janë të përfshira me makinat e tyre, duke bërë gjithçka që munden”.

“Qëllimi ynë është për të thyer rreth-rrotullimin, sepse ka rrëshqitje të tokës…shumë automjete dhe makineri janë sjellë për të pastruar rrugën”, ka deklaruar për mediet kryetari i qytetit të Shkupit, KoceTrajanovsnki, pasi ka vizituar pjesët e goditura nga vërshimet.

Përderisa banorët e lagjes Hasanbeg të Shkupit, duke rrëfyer tmerrin që kanë kaluar gjatë natës së kaluar, thonë se ndërtimet pa plan urbanistik dhe mos pastrimi i kanaleve ka bërë që uji të del nga rrjedhat e kanalizimeve, duke shkaktuar vërshimet.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net