Opoja.net
Meka Mish

Veseli: Adem Jashari ngriti në këmbë gjithë kombin dhe aty nisi rruga e pa kthim drejt lirisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar 5 marsin, ditën e rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Kryeparlamentari Veseli, nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se më 5 mars 1998, në Prekaz ka nisur të ndryshojë historia e kombit shqiptarë dhe Kosova nga aty nisi rrugën e pa kthim drejt lirisë.

“Adem Jashari dhe familja e tij ranë, që kombi ynë të ngritej në këmbë. Dhe ne u ngritëm. I madh e i vogël, burra e gra, nga të gjitha katër anët e kombit, nga të katër anët e diasporës. U bashkuam nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bëmë realitet ëndrrën për të cilën ra Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë të lirisë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Statusi i plotë:

Janë disa ngjarje që bartin peshën e ndërrimit të epokave. Ato shënojnë ndarjen e të tashmes prej të shkuarës, duke hapur shtigje të reja nëpër të cilat ecin popujt dhe shtetet. Një peshë të tillë padyshim e ka 5 marsi i vitit 1998. Atë ditë në Prekaz po ndryshonte historia e kombit tonë.

Kosova po niste rrugën e pakthim drejt lirisë dhe padyshim simboli më unik i kësaj rruge ishte Adem Jashari dhe familja e tij martire. Lufta dhe rënia e tyre, sakrifica e tyre e pashembullt në historinë njerëzore, e vulosën përcaktimin e popullit tonë për liri.

Adem Jashari dhe familja e tij ranë, që kombi ynë të ngritej në këmbë. Dhe ne u ngritëm. I madh e i vogël, burra e gra, nga të gjitha katër anët e kombit, nga të katër anët e diasporës. U bashkuam nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bëmë realitet ëndrrën për të cilën ra Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë të lirisë. LAVDI! /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Rreth gjashtë muaj nga vendosja e taksës – eksporti i produkteve serbe në Kosovë ka rënë prej 98.2 për qind

Opoja.net

109-vjeçarja nga Zhuri që agjëron qe gati një shekull (Video)

Opoja.net

‘Festa e Abetares’ mbledh trevat shqiptare në Prizren, premtohet unifikim i sistemit të arsimit

Opoja.net

Hajriz Meleqi për Garën e Diturisë: ”T’rrova, m’rrove, brisku i berberit”

Fari Kolloni

Ariu i Prizrenit shkakton sërish dëme, ia mbyt tetë dele një banori të fshatit Pousk në Prizren

Opoja.net

20 vjet nga zhdukja, kujtohet Ukshin Hoti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net