Opoja.net
Meka Mish

“Vetëkontrollimi i gjinjve” tash vjenë me mesime Online

I pari i Ballkanit i cili këto ditë është paisur me ultrazërin më të avancuar në fushën e Gjinekologjisë, Obstetrikës dhe sëmundjeve të gjirit. Dr. Selami Sylejmani tash vjenë me mesime online për “Vetëkontrollimi i gjinjve”.

Akademia Virtuale “ORBIS” është faqja e internetit e cila do të ju ofrojë një kurs nga lëmia e Mjekësisë, për “Vetëkontrollimin e gjinjve” nga Gjinekologu Dr. Selami Sylejmani.

Tash e tutje ju ofrohet mundësia që t’i ndiqni kurset nga shtëpia juaj, duke mos pasur më nevojë të humbni kohë apo të bëni shpenzime për të udhëtuar. Gjithë çfarë ju nevojitet është kompjuteri dhe lidhja e Internetit, gjersa Akademi Virtuale “ORBIS” do të përkujdeset që tek ju të arrijnë materiale cilësore mësimore, në formatin video të përgaditura nga Dr. Selami Sylejmani.

Nuk duhet të jesh shumë mendjehollë që të konstatosh se problemi i kancerit të gjirit është vërtet i pranishëm, nga që çdokush nga ne, në familjet tona të ngushta ose të gjera, tek fqinjët ose shokët, takojmë persona që përballen me problemin e kancerit të gjirit.

Te shumica e grave, këto raste nuk lënë vetëm dhimbje për humbjen e të afërmve, por edhe dyshime, brengosje dhe qindra pyetje në lidhje me shëndetin e tyre. Se sa i madh është numri i atyre pyetjeve, të cilat mund të lindin nga mosdija, dyshimi dhe nga frika nga e panjohura, e dinë më së miri mjekët që janë në kontakt të përditshëm me këto gra, të cilat kërkojnë këshilla dhe sqarime.

Për fat të keq, ka ende sot e kësaj dite shumë gra, të cilat i mundojnë shqetësimet me ditë e me muaj, për shkak se vetë, rastësisht zbulojnë (prekin) në gjirin e tyre ndonjë ndryshim për të cilin nuk dinë se çka paraqet. Nga frika e konsiderojnë në shumicën e rasteve si kancer dhe të tmerru­ara nga kjo, as që marrin guxim të shkojnë te mjeku, meqë mendojnë se mjeku vetëm sa do ta vërtetojë diagnozën.

Ky kurs ofron informatat më të reja, sa të hollësishme aq edhe të dobishme, për sëmundjet e gjirit, në përgjithësi, dhe për kancerin e gjirit, në veçanti. Këtu jepen këshilla profesionale elementare, të lehta për t’u kuptuar. (Opoja.net)

Kursin mund të shikoni duke klikuar këtu: http://www.akademiavirtuale.com/kurs/5/mjeksi

Mos i humb

Dhjetë të akuzuarit mohojnë se kishin lejuar bagëtitë të kullosnin në pronën e të dëmtuarit

Opoja.net

Pse nuk bën ta përdorni telefonin gjatë natës

Opoja.net

Ankohen për punimet – Komuna thotë se janë ngatërruar (Video)

Opoja.net

Nëse e urreni punën që e bëni, ju mund të sëmureni nga zemra

Opoja.net

Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërës

Opoja.net

Si të shpëtoni nga sulmi i zemrës nëse jeni vetëm në shtëpi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net