Opoja.net

Veterani Bashkim Çengaj me shtëpi të re

Kosova
Veterani Bashkim Çengaj me shtëpi të re

Objekti i ri u ndërtua  falë donacioneve të mbledhura nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së dhe mbështetjes nga komuna e Prizrenit dhe njerëzve vullnetmirë. Pjesëmarrësi i tri luftërave në trojet shqiptare veterani i UÇK-së, Bashkim Çengaj, deri para disa ditësh jetonte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijë në kushte të rënda banimi.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, në një prononcim për medie , tha se ndërtimi i kësaj shtëpie për njerëzit që sakrifikuan gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës na gëzon të gjithëve, dhe shtoi se kjo familje duke pasur parasysh kontributin e Bashkimit në tri luftëra, është dashur të ndërtohet edhe më herët.

Veterani Bashkim Çengaj, tha se ai dhe familja e tij deri më tani kanë pasur telashe të mëdha duke jetuar në kushte tejet të rënda banimi, dhe falënderoi të gjithë ata që dhanë kontribut që familja e tij të ketë një jetë më të dinjitetshme duke pasur një objekt të tillë banimi. Angazhimin më të madh në ndërtimin e kësaj shtëpie e kanë dhënë drejtuesit e degës së OVL të UÇK-së në Prizren, iniciativa e të cilëvë ka hasur në përkrahje të gjërë nga njerëzit e vullnetit të mirë dhe komunës së Prizrenit.

“Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë”

Kushtrim Guraj

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net