Opoja.net

Veturat elektrike: Çfarë duhet të dini për to!

Veturat elektrike: Çfarë duhet të dini për to!

Një veturë elektrike është një makinë e cila vihet në lëvizje nga një ose më shumë motorë elektrikë, duke përdorur energjinë e ruajtur në bateritë e rimbushura. Makinat e para elektrike praktike u prodhuan në vitet 1880. 

Sipas Skynews, veturat e para elektrike praktike u prodhuan në vitet 1880. Në nëntor te vitit 1881, Gustave Trouve prezantoi një veturë elektrike në Exhibition Internationale d’Électricité de Paris. Flocken Elektroëagen e vitit 1888 u krijua nga shpikësi gjerman Andreas Flocken dhe konsiderohet si makina e parë elektrike e vërtetë.

Sa kushton një veturë elektrike?

Veturat elektrike mund të jenë më të shtrenjta fillimisht. Kostot variojnë nga rreth 15,000  deri në 100,000 euro për modelet që kërkojnë enterier shtesë.

Sidoqoftë, shumë shtete aplikojnë grante qeveritare duke e ulur çmimin me 3,500 euro.

Njëkohësisht jepen edhe grante tjera deri në 500 euro për individ të cilët vendosin ta mbajnë në pronësi të vetën një karikues shtëpie.

Sa është kostoja për t`i vënë në lëvizje?

Karikimi i tyre funksionon dukshëm më lirë sesa mbushja e një makine me benzinë ose naftë.

Mesatarisht një veturë elektrike kushton rreth 2.5 euro për ta ngasur në një distancë deri në 160 km krahasuar me koston që do të nevojitet për ngasje me benzinë 11,50 euro.

Kostot e servisimit dhe riparimit mund të jenë gjithashtu më të vogla pasi makinat elektrike kanë më pak pjesë lëvizëse.

Nuk ka gjithashtu asnjë taksë rrugore për të paguar për veturat elektrike që kushtojnë më pak se 40,000 euro.

Sidoqoftë, aktualisht sigurimi është më i lartë për veturat elektrike për shkak të opsioneve të kufizuara për rregullimin e tyre krahasuar me makinat tradicionale.

Cila është distanca të cilën mund ta përshkojë një veturë elektrike?

Kjo mund të ndryshojë dhe gjithashtu varet nga vendi dhe mënyra se si ngasni makinën.

Për shembull, nëse shpjetësia është mesatare dhe përdorimi i kondicionerit dhe ulëset me ngrohje përdoren me masë atëherë një veturë elektrike mund të përshkojë një rrugë të gjatë.

Duke mos i marr parasysh këta faktorë, ekziston një ndryshim i madh lidhur me distancën e arritur – me një start prej rreth 185 km deri në rreth 611 km, në varësi të modelit.

Ku mund ta karikohet vetura elektrike?

Shifrat më të fundit të vitit 2019 tregojnë se ekzistojnë mbi 170,000 stacione karikimi në të gjithë Evropën. Vetëm në Britani të Madhe ka mbi 30,000 pika karikimi në më shumë se 11,000 lokacione të ndryshme.  

Në Kosovë pika e parë e karikimit për vetura elektrike është instaluar në prill të vitit 2019. 

Sa kohë nevojitet për një karikim?

Ekzistojnë tri pika karikimi: ngadal, shpejt dhe shumë shpejt.

Një pikë e ngadaltë e karikimit do të zgjasë tetë deri në 10 orë dhe synohet të përdoret brenda natës ose në një vend pune.

Ngarkuesit e shpejtë do të marrin tre deri në katër orë kohë, ndërsa ata shumë të shpejtë marrin 30-60 minuta – edhe pse jo të gjitha makinat elektrike kanë aftësinë të përdorin karikues të shpejtë.

Foto: Skynews

Sa popullore janë makinat elektrike?

Deri në dhjetor të vitit 2019, stoku global i veturave elektrike arriti në 4.8 milionë sosh. Në vitin 2019, mbi gjysma (54%) e flotës së veturave elektrike në botë ishte në Kinë. Pavarësisht rritjes së shpejtë, stoku global i veturave elektrike dhe hibride përfaqësoi rreth 1 në çdo 200 automjete (0.48%) nëpër rrugët e botës deri në fund të vitit 2019, nga të cilat ato elektrike përbënin 0.32%.

Foto: Skynews

Sa miqësore me mjedisin janë automjetet elektrike?

Pa emetim gazrash, veturat elektrike janë të shkëlqyera për zvogëlimin e ndotjes së ambientit nëpër qytete.

Megjithatë ekzistojnë disa raste të cilat ndikojnë në ndotjen e mjedisit nga prodhimi i energjisë elektrike në radhë të parë, por kjo ndryshon.

Një prodhues energjie me erë është jashtëzakonisht më e pastër se një termocentral me qymyr dhe disa kompani energjetike ofrojnë tarifa “të gjelbërta”, duke përdorur energjinë elektrike të prodhuar nga burime të qëndrueshme.

Prodhimi i një makine me benzinë mesatare do të përfshijë emetime gazrash prej rreth 5.6 tonë të CO2, ndërsa për një makinë elektrike mesatare kjo sasi shkon deri në në 8.8 tonë.

Sidoqoftë, thuhet se gjatë gjithë ciklit të saj jetësor një veturë elektrike do të prodhonte akoma 20% më pak emetime.

Kush e sollën kompjuterin e parë në Bresanë ?

Opoja.net

Volkswagen ndryshon emrin e degës në SHBA

Kushtrim Guraj

Presion mbi krerët e teknologjisë për të kontrolluar lajmet e rreme

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net