Opoja.net

Video dhe audio e WhatsApp tani edhe nga kompjuteri

Video dhe audio e WhatsApp tani edhe nga kompjuteri

Aplikacioni shumë i përdorur që është në pronësi të Facebook, WhatsApp lansoi një version beta të aplikacionit deskop që mund të realizojë thirrje audio dhe video për herë të parë.

Thirrjet në ekran të madh tani do të jenë një kënaqësi më vete për WhatsApp i cili do të pozicionohet si konkurrent i drejtpërdrejtë i Zoom dhe Google Meet të cilët kanë pasur një rritje meteorike gjatë pandemisë.

Megjithatë ambiciet e kompanisë mbeten për tu parë në këtë industri. Me mbi 2 miliardë përdorues globalisht, WhatsApp është numri 2 në median sociale pas Facebook dhe përdoret në mase për telefonata personale dhe jo biznesi si Zoom dhe Google Meet, transmeton Lajmi.net.

Prej kohësh është përfolur që WhatsApp në desktop do të funksionojë pa pasur nevojë për telefonin diçka që momentalisht është e pamundur. Përdoruesit duhet të kenë të instaluar WhatsApp Beta në smartfon në mënyrë që opsioni tu shfaqet në desktop. /Lajmi.net

Kush e sollën kompjuterin e parë në Bresanë ?

Opoja.net

Volkswagen ndryshon emrin e degës në SHBA

Kushtrim Guraj

Presion mbi krerët e teknologjisë për të kontrolluar lajmet e rreme

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net