Opoja.net

Video e vjetër e Hamëz Jasharit ku thoshte nuk ka dialog me serbët, janë të pabesë

Kosova
Video e vjetër e Hamëz Jasharit ku thoshte nuk ka dialog me serbët, janë të pabesë

Pamje të vjetra të cilat po qarkullojnë së fundi në media, nxjerrin në pah qëndrimin e heroit kombëtar Hamëz Jasharit për çështje të shumta.Atë botë, Hamëz Jashari kishte rrëfer edhe për Ahmet Delinë, duke pranuar se ishin bërë 83 vjet nga ky tregim dhe kritikonte shqiptarët se pse nuk po luftonin kundër Serbisë, njofton Klan Kosova.

”Dialog, nuk ka dialog me të pabesin. Gjithmonë shkau i pabesë u kanë”, kishte thënë ndër të tjera ish komandanti tashmë i ndjerë.

”Para 83 vjete po bëhen, e na sot, këto ditë në vend se me mbledh mend, vijnë tre katër shkije, milicë kishte uniforma demek, e rrethekojnë një shtëpi, e hijnë e grin rob, e piskamë, e kush s’del me than të shkoj t’i ndihmoj qati vëllai”.”E themi valla nuk kanë dashtë dikur ata të parët, ishin kon të lig, se nuk ishim mbet nën shka na. A nuk deshën ata, a nuk po duam ne se? Edhe i kemi fut veshtë në lesh” ishte shprehur Hamëz Jashari.

”Deri kur duam me duru kështu burra? Kanë mundur 200.000 vet me u kyç në luftë kundër shkaut, kundër okupatorit, që sot asaj dite nuk na liroi, për ditë djemtë më të mirë duke na i hëngër”.

”Dialog, nuk ka dialog me të pabesin. Gjithmonë shkau i pabesë u kanë”, kishte thënë Jashari.

Loading...

Mos i humb

Ambasada e Kosovës në Austri njofton qytetarët për procedurat që duhet ndjekur në rast kthimi në vendlindje

Opoja.net

Qeveria heq reciprocitetin ndaj Serbisë, Hoti: Presim që edhe pala serbe të heq pengesat

Opoja.net

Qeveria Hoti e dominuar nga burrat, shoqëria civile kritikon numrin e ulët të grave në ekzekutiv

Opoja.net

IKSHPK apelon të qytetarët, bizneset dhe gastronomia që në mënyrë strikte t’i respektojnë rekomandimet ndaj COVID-19

Opoja.net

Prishet koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së në Prizren

Opoja.net

Edhe 11 raste me coronavirus dhe dy të shëruar në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net