Opoja.net
Meka Mish

Videoja që tregon se si do të ndërtohet ‘Santiago Bernabeu’, pamje mahnitëse

Do të jetë një stadium ultra modern shtëpia e re e Realit të Madridit, i mrekullueshëm, që do ta transformojë “Santiago Bernabeun” e vjetër në një impiat futurist.

Por, ndryshe nga shumë stadiume të tjerë, “Santiago Bernabeu” i vjetër nuk do të shembet për t’i hapur rrugën mrekullisë së re arkitekturore, por do të rikonstruktohet, duke bërë një “lifting” të përgjithshëm.

Plot 500 milionë euro do të investohen në këtë projekt, që sipas presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez, do ta shndërrojë stadiumin në një ikonë të kryeqytetit spanjoll. “Është vendi që është admiruar për 117 vite”, ka thënë i pari i madrilenëve.

“Akoma ëndërrojmë ta bëjmë Realin një ndër klubet më të admiruara në botë. Ky klub i përket gjithë madrienëve dhe nuk menaxhohet për të përfituar. Ky stadium do të jetë ikonë për klubi dhe qytetin”, ka shtuar më tej Perez.

Stadiumi “Staniago Bernabeu” është hapur qysh në dhjetorin e vitit 1947, e që nga atëherë ka qenë njërin ndër stadiumet më të vizituar, jo vetëm nga tifozë, por edhe nga vizitorë nga vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/

Mos i humb

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në “GP Budapest 2019” pas triumfit në finale ndaj xhudistit rus

Opoja.net

Pas Muriqit, Fenerbahce synon edhe Pajtim Kasamin

Opoja.net

Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe

Opoja.net

Avdijaj largohet nga Debreceni, rikthehet në Zvicër

Opoja.net

Zyrtare: Etrit Berisha prezantohet te Spal

Opoja.net

Erdhi nga akademia e Lirisë, Dellova konsiderohet si lojtar më perspektiv i Hajdukut

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net