Opoja.net

Viktima e tretë sot, vdes një 83 vjeçare nga Fushë Kosova

Kosova
Viktima e tretë sot, vdes një 83 vjeçare nga Fushë Kosova

Po vazhdon të rritet numri i vdekjeve nga koronavirsi në Kosovë.

Një 83 vjeçare nga komuna e Fushë Kosovës ka ndërruar jetë sot pasi është prekur nga virusi Covid-19. Kjo është vdekja e tretë e konfirmuar sot nga pandemia. E ndjera ishte në vetëizolim shtëpiak dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Lajmin për vdekjen e 83 vjecares e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i komunë së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Sot në orët e pasditës kemi edhe një rast me fatalitet në Komunën e Fushë Kosovës, bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, është 84-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë, virusit COVID-19. Sipas informacioneve nga stafi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e ndjera ka vuajtë edhe nga sëmundje të tjera, me të cilat është përballur. Ka qenë në shtëpi duke marrë trajtim”, tha Topalli.

Të hënën po ashtu një i moshuar nga Podujeva vdiq, ndërsa një tjetër e moshuar nga Gjakova raportohet se kishte vdekur nga një tjetër sëmundje, ndërsa pas vdekjes rezultoi pozitive edhe në testin për COVID-19.

Loading...

Mos i humb

Mësohet se cilat janë dy laboratorët e licencuar në Prishtinë e Lipjan për testime të koronavirusit

Opoja.net

Pritet të krijohet fond i veçantë për sigurimin e kulturave bujqësore

Opoja.net

Ministria e Shëndetësisë me udhëzime të reja kundër koronavirusit

Opoja.net

Nuk i ndahen detit kosovarët, kolona të gjata në kufi me Shqipërinë

Opoja.net

Ministria e Financave vjen me një njoftim të rëndësishëm për pagesën e 170 eurove të Pakos Emergjente

Opoja.net

Institucionet bëjnë me dije se ka mungesë të rezervave të gjakut, bëhet apel për më shumë dhurues

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net