Opoja.net

Vitet e protestave

Kosova
Vitet e protestave

Që nga vitit 1968 e deri më tani Kosova ka qenë arenë e protestave dhe pakënaqësive. Derisa në shekullin e kaluar demonstratat organizoheshin për Republikë e Pavarësi të Kosovës, pas luftës për “mbrojtjen dhe fuqizimin e saj”.

Shumë herë demonstratat kanë dhënë efekt pozitiv, ndërsa në periudhën e fundit fuqia e tyre është “zbehur”. Protesta më e përgjakshme u organizua, sikur sot, 10 vjet më parë nga aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila për epilog kishte dy protestues të vrarë, disa të lënduar dhe shumë të arrestuar.

Forca që përdorën policia rumune e UNIMIK-ut ishte joproporcionale me protestuesit, duke përdorur armë të gjata me plumba kauçuku. “Vetëvendosje” protestoi kundër pakos së Ahtisarit, ndërsa policia rumune pas këtij aksioni iku nga Kosova, shkruan Zëri, në numrin e sotëm.

Dhjetë vjet pas përfaqësues të partive politike dhe analistë kosovarë thonë se roli i protestave në vijimësi ka shkuar duke e humbur efektin. Por ka parti politike që thonë se fuqia e protestave është shumë më e fuqishme sesa reagimet institucionale.

Loading...

Mos i humb

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë – gjithsej 106 të infektuar

Opoja.net

Edhe tri raste të reja me coronavirus në Kosovë

Opoja.net

Kurti i përgjigjet Presidentit: Veç zgjedhje, tjerat janë shkelje kushtetuese

Opoja.net

Këto janë vendimet e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit!

Opoja.net

Nga sot ka filluar llogaritja verore e kohës

Opoja.net

Mësimi online do të vazhdojë deri më 6 prill

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net