Opoja.net

Vizioni i Zuckerbergut për të ardhmen e Facebookut

Teknologji
Vizioni i Zuckerbergut për të ardhmen e Facebookut

Themeluesi i Facebbokut, Mark Zuckerberg, ka publikuar një letër të gjatë ku ka sqaruar vizionin e tij për të ardhmen e rrjetit më të madh social.

Zuckerbergu thotë se Facebooku synon të përmirësojë jetën e njerëzve, transmeton Koha.net.

Letra e tij është me rreth 6000 fjalë, por pikat kryesore i ka ndarë “businessinsider”.

• Facebook kujdeset që të bashkojë njerëzit në botë edhe fizikisht, jo vetëm në internet. Një miliard përdorues të Facebookut janë anëtarë aktivë të grupeve, dhe Zuckerberg e sheh këtë si një mënyrë që të ndihmojë në ndërveprimin e njerëzve në botë.
• Facebook sheh përgjegjësi që të ndihmojë njerëzit të kenë siguri. Karakteristikat si “Safety Check” që i lejon përdoruesit të shënojnë veten si të sigurtë gjatë një tragjedie, janë të rëndësishme për të ardhmen e kompanisë. “Në të ardhmen, ka edhe më shumë raste kur komuniteti ynë duhet të jetë në gjendje për të identifikuar rreziqet që lidhen me shëndetin mendor, sëmundjet apo krimin”, ka shkruar Zuckerberg.

• Roli i Facebookut është që të mbajë njerëzit të informuar. “Është përgjegjësia jonë që të plotësojmë efektet e mira dhe të zbusim ato të këqijat”, ka shkruar ai. Kjo duket si një thirrje e lartë kundër lajmeve të rreme që Facebooku është përpjekur ta luftojë këta muajt e fundit.

Loading...

Mos i humb

Facebook dhuron maska mbrojtëse kundër koronavirusit

Opoja.net

Zgjerohet App Store – Apple e inkuadron edhe Kosovën

Opoja.net

Coronavirusi: A duhet ta pastrojmë telefonin shpesh?

Opoja.net

Superkompjuteri që identifikon kimikatet në përhapjen e koronavirusit

Opoja.net

Gati një aplikacion për koronavirusin, kjo është mënyra si do të funksionojë

Opoja.net

Bill Gates paralajmëroi për një pandemi për vite me rradhë: “Ne nuk jemi gati”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net