Opoja.net

Vjen motoçikleta “brutale” (Foto)

Teknologji
Vjen motoçikleta “brutale” (Foto)

Së fundmi janë paraqitur disa modele interesante të motoçikletave të cilat për ndërtimin e tyre kanë përdorur platformën tre-cilindrash nga kompania e njohur MV Agusta.

Kreacioni më i ri nga kompania “Rough Crafts” është Ballistic Trident, i cili është i bazuar në modelin e MV Agusta, Brutale 800 RR, transmeton Koha.net.

Këtë motoçikletë të re e bën më tërheqëse edhe mbrojtësi, i përbërë nga fibra të karbonit, i cili pothuajse tërësisht e mbulon rrotën e përparme. Ai, po ashtu, ka një dizajn shumë të bukur.

Mbrojtësi është i vendosur nga rezervari i karburantit deri në fund të motoçikletës, kështu duke përfunduar pamjen dhe nga pak i shihen edhe linjat e ftohësit.

Mbajtësit e rrotës së përparme “Ohlins FGR” dhe amortizatori “TTX” janë të lidhur me frenat “Beringer”, por “xhevahir” i vërtetë është tubi për shkarkimin e gazrave “HP Corse”.

Pika mbi “i” është ngjyra e zezë, e cila thekson pamjen radikale të kësaj motoçiklete jashtëzakonisht të mrekullueshme.

© KOHA

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net

Prej tani Messenger ju tregon nëse dikush e bën ‘screenshot’ bisedën

Opoja.net

Nokia 6300, vjen telefoni i dashur dhe i shumëkërkuar nga të gjithë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net