Opoja.net

Vjosa Osmani: Jemi në diskutim për formimin e një iniciative qytetare me njerëz me integritet e profesionalizëm

Kosova
Vjosa Osmani: Jemi në diskutim për formimin e një iniciative qytetare me njerëz me integritet e profesionalizëm

Vjosa Osmani, ka njoftuar se është në proces të ndërtimit të një iniciative qytetare me njerëz që kanë integritet e profesionalizëm.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se thellë beson që njerëzit më të mirë janë jashtë politikës për momentin.

“Ka pas ndikim të madh, më kanë mbështetur në çdo kohë dhe çdo rrethanë pavarësisht se sa e vështirë ka qenë ajo. Jemi duke diskutuar në ndërtimin e një iniciative qytetare, e cila do të bashkojë njerëzit që kanë integritet dhe profesionalizëm. Këto janë dy kritere të thjeshta. Nuk është se jemi duke parë si opsion të vetëm riciklimin e figurave aktuale publike, sepse thellë besoj se njerëzit më të mirë i kemi jashtë politikës. Njerëzit më të mirë i kemi në sektorin privat, në shoqëri civile, i kemi deri diku në botën akademike, janë njerëz të rinj shumë prej tyre me integritet, ata që duhet ta kenë mundësinë t’u hapen dyert e institucioneve për ta dhënë një kontribut. Të kemi një lloj freskimi me njerëz me integritet e profesionalizëm, brenda institucioneve, në Kuvend e Qeveri e gjetiu. Jemi në këtë proces, por për momentin ende janë faza fillestare e diskutimeve të idesë”, ka deklaruar Osmani për DESKUN në KTV.

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me Covid në Kosovë

Opoja.net

Banka Botërore ndan 10 milionë euro për të varfërit në Kosovë

Opoja.net

Kur mund të tërhiqen paratë? Flasin nga Trusti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net