Opoja.net

Volkswagen pëson rënie të shitjeve gjatë prillit

Teknologji
Volkswagen pëson rënie të shitjeve gjatë prillit

Shitjet e makinave për kompaninë ”Volkswagen” pësuan rënie të mëtejshme në prill, me më shumë se dy të tretat në tregun e brendshëm, deklaroi shefi i shitjeve të kompanisë “Nga viti në vit, kemi humbur 67% të vëllimit në Gjermani”, theksoi Juergen Stackmann, anëtar i bordit VW. Megjithatë, ai vuri në dukje se ky është ende një pozicion relativisht i mirë në krizën aktuale, me një rënie kërkese shumë më të lartë në vendet e tjera. “Shpërndarjet totale të makinave nëpër Europë ranë me 83% krahasuar me prillin 2019”, shtoi Stackmann. Biznesi pati një ndalesë në Britaninë e Madhe, Francë, Itali dhe Spanjë, me një rënie shitjesh prej 99%. Stackmann tha se situata në Kinë po stabilizohej./DPA The post Volkswagen pëson rënie të shitjeve gjatë prillit appeared first on Gazeta Express.,

WhatsApp ka zgjatur afatin për azhurnimet e përdoruesve deri në këtë datë

Merlinda Guraj

Volkswagen Golf gjenerata e tetë, një dëshirë e plotësuar

Merlinda Guraj

Samsung prezanton Galaxy S21 me një dizajn të ri

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net