Opoja.net

Volkswagen zbulon “logon” e re për modelet e tij sportive

Teknologji
Volkswagen zbulon “logon” e re për modelet e tij sportive

Prodhuesi gjerman ka zbuluar dizajnin e ri të etiketës së tij për makinat me performancë të lartë “R”.

Pas prezantimit të logos së ridizajnuar të kësaj marke të automjeteve në fillim të shtatorit, Volkswagen ka rikthyer pjesën tjetër të markave të përdorura nga gjiganti Wolfsburg në automjetet e tij.

Midis tyre është shkronja e famshme “R” që zbukuron vetëm versionet më të forta, më sportive të VW.

Prodhuesi gjerman thotë se dizajni i ri është “më modern, më i spikatur dhe më elegant” sesa ai i mëparshmi që mund të shohim në Golf R ose në disa nga modelet më të vjetra, siç janë Scirocco R, Passat R36 ose Touareg R50.

Volkswagen aktualisht ka vetëm dy modele “R” në ofertë, Golf R dhe T-Roc R. Spekulohet se portofoli i makinave me performancë të lartë mund të zgjerohet me modelet Arteon R dhe Touareg R, por nuk ka konfirmime zyrtare nga kompania gjermane tani për tani .
Volkswagen ka njoftuar se është ri-stilizuar edhe shenja e pajisjeve R-Line, dhe kjo logo do të debutojë më 11 tetor kur Atlas Cross Sport R-Line SUV do të prezantohet për tregun amerikan. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Gmail tani mundëson bashkangjitjen e e-maileve si shtojcë, njejtë sikurse dokumentet

Opoja.net

Edhe “Facebook” fsheh numrin e pëlqimeve në postime

Opoja.net

Instagram do t’ju kërkojë moshën, nëse gënjeni…!

Opoja.net

Rekord teknologjik, Wi-Fi në 700 kilometra distancë

Opoja.net

Google Maps me mundësinë që të orientojë përdoruesit për të mos hyrë në errësirë

Opoja.net

Instagrami do t’ju ndalojë përdorimin personave të rinj në moshë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net