Opoja.net

Vozitësve të rinj mund t’iu ndalohet që të vozisin natën

Kuriozitete

Ky vendim vjen pas disa statistikave të fundit të cilat tregojnë që një në pesë vozitës përfshihen në aksidente brenda një viti sa e kanë marrë lejen e vozitjes.

Përpos kësaj, ky departament ka thënë që sipas këtij sistemi, mund të ketë edhe kufizime të tjera siç janë një periudhë minimum e të mësuarit, dhe të mos vozitësh me pasagjerë deri në një moshë të caktuar.

Mirëpo, ata nuk kanë thënë se sa mund të zgjasin këto masa pasi dikush ta ketë kaluar testin e vozitjes, njofton BBC.

Të premten e javës së kaluar ata e kanë prezantuar Planin e Aksionit për Siguri Rrugore, dhe po shpresojnë që ky sistem të funksionojë.

Ndërkaq, një zëdhënëse e këtij departamenti ka thënë që hulumtimet se si kjo skemë mund të vihet në praktikë dhe detajet e tjera do të jenë në dispozicion deri më 2020.

Sidoqoftë, shumë vozitës të rinj janë shprehur skeptikë sa iu përket këtyre risive, pasi që thonë se kanë nevojë që për arsye të ndryshme të vozisin natën, qoftë për të shkuar në shtëpi, në punë apo diku tjetër.

Mos i humb

Çfarë është inteligjenca dhe si matet?

Opoja.net

Gjuha arabe është e jashtëzakonshme

Opoja.net

Menduan se fituan ndeshjen e futbollit, filluan të festojnë – por “topi kishte ide të tjera”!

Opoja.net

Sa bakshish duhet të lini në vendet evropiane?

Opoja.net

Ky Golf 2 i ka 1.200 kuaj fuqi dhe është më i shpejtë se Bugatti Chiron

Opoja.net

Gjysëm shekulli që kur këmba e njeriut për herë të parë shkeli në Hënë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net