Opoja.net

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona nga viti i ardhshëm

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona nga viti i ardhshëm

Në telefonat inteligjentë me versione të sistemit operativ Android 4.0.3 dhe iOS 9, viti 2021 mund të sjellë surpriza të këqija, siç është ndalimi i përdorimit të “WhatsApp”-it.

Në fakt, përditësimet e aplikacioneve të mesazheve që vijnë me vitin e ri, nuk do të ishin në përputhje me telefonat e vjetër. Pra, qindra mijëra përdorues rrezikojnë ndërprerjen e shërbimit në botë.

Sipas informacioneve të para që qarkullojnë në rrjet, përditësimet e ardhshme të “Whatsapp”-it, nuk do të jenë në përputhje me “smartphone” si Samsung Galaxy S2, HTC Desire, Motorola Droid Razr, LG Optimus Black, Huawei Ascend P1 dhe P1 S.

Sa i përket “Apple”, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në ”iPhone”-t e gjeneratës së katërt. Edhe ata me platformë “KaiOS” deri në versionin 2.5.1 si “JioPhone” dhe “JioPhone 2”, nuk do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionin, transmeton Lajmi.net.

Kushtet e shërbimit për të gjithë do të ndryshojnë gjithashtu, duke filluar nga muaji shkurt: integrimi me Facebook do të rritet dhe ata me një profil biznesi në rrjetin social do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e mesazheve për të kriptuar mesazhet e klientëve dhe për të arkivuar bisedat. /Lajmi.net

Kush e sollën kompjuterin e parë në Bresanë ?

Opoja.net

Volkswagen ndryshon emrin e degës në SHBA

Kushtrim Guraj

Presion mbi krerët e teknologjisë për të kontrolluar lajmet e rreme

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net