Opoja.net
Meka Mish

Whatsapp së shpejti nuk do të punoj në telefonat Windows

WhatsApp ka njoftuar se do të ndalojë së funksionuari në të gjithë telefonat Windows, në rreth gjashtë muaj kohë.

Aplikacioni i mesazheve nuk do të funksionojë më në telefona të mundësuar nga softueri i Microsoft prej dhjetorit 2019, një zëdhënës shkroi në një postim në blog.

Ata gjithashtu paralajmëruan se disa tipare të WhatsApp mund të mos punojnë në “çdo kohë” në këto pajisje, të cilat Microsoft ndërpreu në vitin 2017.

“Ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni të gjitha sistemet operative të Windows Phone pas 31 dhjetorit 2019,” shkruan ata.

“Për shkak se ne nuk zhvillojmë më aktivisht këto sisteme operative, disa veçori mund të ndalojnë funksionimin në çdo kohë”.

Deklarata ndjek vendimin e Microsoft për t’i dhënë fund mbështetjes për softuer nga dhjetori i të njëjtit vit, duke i këshilluar njerëzit të blejnë pajisjet iOS ose Android.

WhatsApp gjithashtu njoftoi se deri në vitin 2020, ata gjithashtu do të tërheqin mbështetjen në versionet Android 2.3.7 dhe më të vjetër, ose iOS 7 dhe më të vjetër.

Sistemi operativ Windows Phone u lansua në tetor 2010 dhe më pas u pasua nga Windows 10 mobile në 2015.

Në vitin 2017, Microsoft njoftoi se puna në Windows 10 Mobile ishte duke u mbyllur për shkak të mungesës së depërtimit të tregut dhe mungesës së interesit nga zhvilluesit e aplikacioneve. /Telegrafi/

Mos i humb

Disa mënyra për parandalimin e vjedhjes së veturës nga hajnat

Opoja.net

Samsungu paditet pasi thoshte që telefonat e saj janë rezistent ndaj ujit

Opoja.net

Dropbox Transfer mundëson dërgimin deri 100 GB fajlla

Opoja.net

Dizajnuesi i iPhone largohet nga Apple, njeriu që Steve Jobs e kishte quajtur “partner shpirtëror”

Opoja.net

Google po teston një metodë për ndarjen e kërkimeve tuaj me të tjerët

Opoja.net

YouTube po konsideron bartjen e tërë materialit për fëmijë në YouTube Kids

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net