Opoja.net

Willian thyen heshtjen, tregon pse zgjodhi Arsenalin

Sport
Willian thyen heshtjen, tregon pse zgjodhi Arsenalin

Willian tregon pse zgjodhi Arsenalin.

Arsenali e ka konfirmuar ardhjen e Willian nga Chelsea si transferim i lirë, pasi brazilianit i skadoi kontratë me të Blutë e Londrës dhe nuk pranoi të nënshkruante kontratë të re.

31-vjeçari ishte lojtar i lirë këtë verë pasi që ai e refuzoi ofertën e fundit të Chelseat për vazhdimin e kontratës për edhe dy vjet të tjera, sepse dëshironte t’i garantoheshin edhe tri sezone.
Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Topçinjtë dhe është i lumtur për këtë vendim.

“Përse vendose të transferohesh në Arsenal? Sepse Arsenali është një ndër klubet më të mëdha në botë dhe ata kanë një projekt të ri me Mikel Artetën”, u shpreh Willian.

“Mendoj se ky klub meriton të shkëlqejë sërish dhe dua të jem pjesë e këtij projekti të ri – pjesë e familjes së mrekullueshme të Arsenalit”. Willian ka qenë pjesë e Chelseas që nga viti 2013. Ai ka bërë 339 paraqitje, ka shënuar 63 gola.

Haziri pas fitores së Dritës: E zDriti Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin

Fari Kolloni

Presidenti Thaçi e quan historik kualifikimin e Dritës

Fari Kolloni

Drita mposht Sileksin, bën historinë në Europa Ligë

Fari Kolloni

Presidenti i Barcelonës numëron tashmë 20 mijë e 731 nënshkrime kundër tij

Fari Kolloni

FIFA e zbulon renditjen, kjo është pozita e re e Kosovës

Fari Kolloni

Formacioni ‘bombastik’ i Mourinhos me Balen

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net