Opoja.net

Windows 10 është katër herë më i popullarizuar se Mac

Apple ka ndarë disa shifra të reja, që në bazën të saj kuptojmë se sa persona përdorin Mac sot. Gjigandi i teknologjisë e bëri këtë për të njoftuar se kompania nuk po heq dorë nga Mac. Në një konferencë me TechCrunch, Apple zbuloi se tani ka gati 100 milion përdorues aktivë të Mac.

Ndërsa Microsoft tradicionalisht ka dominuar tregun e desktopit dhe laptopit. Shifrat e Apple gjithsesi përforcojnë avantazhin e Microsoft-it. Ndërsa shumë sugjerojnë se ekzistojnë më shumë se 1 miliard PC me Windows që përdoren në botë, Microsoft zyrtarisht pretendon se ekzistojnë 400 milion përdorues aktivë të Windows 10. Kjo e bën Windows 10, pa numëruar shumë versione të Windows para tij, katër herë më të popullarizuar se Mac.

Por Apple është akoma duke bërë para të mira nga Mac. Nuk do të thotë se kompania nuk bën para nga kompjuterët e saj, përkundrazi e kundërta. Apple gjithashtu zbuloi këtë javë se si biznes Mac është vlerësuar afër 25 miliardë dollarësh. Apple gjithashtu zbuloi se MacBook përbën 80 përqind mbi të gjitha produktet e tjera, pastaj desktop si Mac Pro dhe iMac që përbëjnë vetëm 20 përqind të të gjitha shitjeve të Mac. Kjo është një rezultat befasues duke pasur parasysh që Apple po angazhohet si për Mac Pro ashtu edhe për iMac me rifreskimet e planifikuara.

Përkundër të gjitha ankesave rreth MacBook pro të ri, Apple thotë se shitjet kanë qenë pozitive. MacBook Pro u rritën 20 përqind nga viti në vit në tremujorin e fundit fiskal. Apple tani po planifikon një Mac Pro të ri me një ekran pro.

Çka po ndodh, Messenger, Instagram e WhatsApp bien nga sistemi

Opoja.net

Çfarë u ndodhi aplikacioneve më të përdorura në të gjithë botën, WhatsApp & Instagram s’funksionuan

Opoja.net

Facebooku dhe Instagrami bien nga sistemi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net