Opoja.net

Windows 10 përforcon pozitën prijëse mes sistemeve operative desktop

Teknologji

Të dhënat e reja të kompanisë NetMarketShare tregojnë që Windows 10 vazhdon ta rrisë hisenë e tregut, ndërsa prilli ka sjellë përmirësim prej më shumë se një për qind, përcjell Softpedia.

Më saktë, Windows 10 gjatë majit ka shënuar rritje prej 44,10 në 45,73 për qind dhe kështu ka bërë edhe një hap drejt hisesë prej 50 për qind të tregut.

Tani për tani më shumë se 800 milionë pajisje në botë e shfrytëzojnë sistemin operativ Windows 10, sipas statistikave të Microsoftit. Në anën tjetër, gjiganti softuerik ende është duke pasur telashe për të ulur interesimin e shfrytëzuesve për versionin Windows 7, edhe pse përkrahje për këtë version të platformës është projektuar që të ndërpritet në janar të vitit 2020, shkruan KOHA Ditore.

Gjatë majit Windows 7 ishte në 35,44 për qind të kompjuterëve, që është rënie e vogël në krahasim me 36,43 për qind sa ishte në prill. Windows 8.1 vazhdon rënien e popullaritetit nga muaji në muaj kështu që në maj ka rënë nën katër për qind (3.97 për qind)

Mos i humb

Konfirmohet dizajni i kamerës Nokia 7.2

Opoja.net

Instagram tani vjen me një opsion të shumë kërkuar nga përdoruesit

Opoja.net

Spotify ua mundëson prindërve të ndalojnë materialet e padëshirueshme për fëmijët

Opoja.net

Facebook më në fund me opsionin e fshirjes së historisë

Opoja.net

VLC Media Player duhet ta përditësoni sa më shpejtë

Opoja.net

Facebook po punon në sistemin e errësimit të ekranit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net