Opoja.net

Xavi zbulon se e refuzoi ofertën e Barcelonës, tregon edhe arsyen

Sport
Xavi zbulon se e refuzoi ofertën e Barcelonës, tregon edhe arsyen

Xavi Hernandez ka pranuar se ka refuzuar ofertën për t’u bërë trajneri i Barcelonës në fillim të kësaj jave, pasi sipas tij ishte shumë herët.

Xavi aktualisht është menaxheri i klubit futbollistik nga Katari, Al Sadd, të cilin e mori në dorë majin e kaluar dhe është nën kontratë deri në verën e vitit 2021.

Drejtori Sportiv Eric Abidal dhe drejtori Oscar Grau u takuan me ish-mesfushorin qendror në Katar të premten e kaluar, ku ata i bënë ofertë Xavit për drejtimin e klubit.

Kjo ofertë ishte kur Ernesto Valverde ishte akoma në pozitën e trajnerit, por shkarkimi i tij u konfirmua të hënën pas humbjes në Supekupën e Spanjës kundër Atletico Madridit.

Quique Setien u emërua trajneri i ri i Barçës këtë javë me trajnerin aktual të Holandës, Ronald Koeman, i cili gjithashtu thuhet se refuzoi ofertën nga klubi.

“Po, unë mora një ofertë nga Barcelona në një takim me Eric Abidal dhe Oscar Grau por nuk e pranova”, ka thënë fillimisht Xavi për Mundo Deportivo.

Xavi dhe Abidal janë miq të mirë

“Refuzimi erdhi, veçanërisht sepse është shumë herët për të trajnuar Barcelonën, por do të mbetet ëndrra ime në të ardhmen të jem një trajner i Barçës”.

“Unë e dua trajnerin e ri të Barcelonës, e dua mënyrën e tij të të punuarit dhe shpresoj që ai të ketë sukses me ekipin”.

“Së pari i tregova familjes time dhe pastaj lojtarëve të Al Sadd sepse ata ndoqën çështjen. Për tre ditë nuk isha në pozicionin tim më të mirë, por tani jam tërësisht i përqendruar në Al Sadd”, përfundoi spanjolli.

Xavi bëri 767 paraqitje për gjigantët katalunas në mes viteve 1998 dhe 2015, së bashku me 133 paraqitje për Kombëtaren Spanjolle.

Ai fitoi tetë tituj të La Ligës së bashku me tre kurora të Copa del Rey dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve në gjithsej 25 tituj me klubin. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Zbulohet arsyeja se pse Muriqi nuk ka shënuar gol qe tri ndeshje

Opoja.net

Sot rinis lufta për titull në Ligën e Kampionëve me dy superndeshje

Opoja.net

Pas Smajlajt, edhe Luiza Gega shpallet kampione Ballkani

Opoja.net

Përfaqësuesit ndërkombëtarë të pingpongut vizitojnë KOK-un

Opoja.net

Maqedonasit kufizojnë shqiptarët për ndeshjen e 26 marsit, bileta vetëm me kartë identiteti

Opoja.net

Kjo është skuadra e radhës nga Premierliga që kërkon Muriqin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net