Opoja.net

Xhaka afër kalimit te Milani

Sport
Xhaka afër kalimit te Milani

Granit Xhaka nuk po kalon momente aspak të mira te Arsenali.

Mesfushori shqiptar ditë më parë ka pasur një përplasje me tifozët në barazimin 2-2 të The Gunners ndaj Crystal Palaces.

Nga ky incident, 27-vjeçarit iu mor shirit i kapitenit, derisa Unai Emery vendosi ta emëronte Pierre Emerick-Aubameyang si lider të ri.

Kjo situatë e krijuar e ka acaruar reprezentuesin e Zvicrës që po e kërkon largimin qysh në janar.

Sipas RSI Sport, Milani po tenton ta transferojë Xhakën qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumit italian, mesfushori ka filluar të kërkojë një shtëpi në Itali dhe mund të përfundojë me kalim në San Siro.

Xhaka me shumë gjasë do të pajtohej të kalonte të shtatë herë kampioni i Evropës, pasi do të kishte vendin e sigurt të titullarit. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Po largohet nga PSG-ja, zbulohet skuadra e re e Cavanit?

Fari Kolloni

Sane tani zyrtarisht lojtar i Bayernit, mësohet se cilin numër e mori

Fari Kolloni

Lamtumri Milan, lojtari i njohur po transferohet në Argjentinë

Fari Kolloni

Milan i ofron Rangnick-ut 75 milionë për transferim të lojtarëve

Fari Kolloni

E papritur: Messi do të largohet nga Barça verën e ardhshme?

Fari Kolloni

Man City me fitore të thellë ndaj Liverpool

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net