Opoja.net

Xhaka arrin marrëveshje me Arsenalin

Sport
Xhaka arrin marrëveshje me Arsenalin

Arsenali pritet të kompletojë transferimin e Granit Xhakës para nisjes së Kampionatit Evropian 2016.

Faqja prestigjioze “Goal.com” raporton në burime të veta se lojtari tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e njohur anglez.

Xhaka ka qenë në cak të Arsene Wengerit që disa muaj, por së fundmi për të kanë shprehur interesim edhe shumë skuadra të njohura evropiane.

Sipas “Goal”, reprezentuesi i Zvicrës ka preferuar kalimin në Londër dhe gjithçka tani ka përfunduar, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.

Arsenali pritet të paguajë rreth 45 milionë euro për shërbimet e mesfushorit kosovar.

LAJMI I FUNDIT: Amir Rrahmani rezulton negativ, mposht koronavirusin

Kushtrim Guraj

Zemra e Maradonës peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale

Kushtrim Guraj

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net