Opoja.net

Xhaka dhe Sadiku në formacionin e javës

Sport
Xhaka dhe Sadiku në formacionin e javës

Dy shqiptarë shkëlqyen në javën e 22-të e Superligës zvicerane duke u përfshirë në formacionin e javës nga gazeta më e madhe sportive në Zvicër, Blick.

Bëhet fjalë për Taulant Xhakën dhe Armando Sadikun. Dy futbollistë vendimtarë në skuadrat e tyre.

Në ndeshjen e fituar 3-1 përballë Lucernës, kuqeziu ishte thuajse perfekt përgjatë gjithë 90 minutëshit të lojës, duke marrë edhe epitetin e “padronit të mesfushës”. Vetëm në një rast thuajse e humbi një duel, duke bërë që Taulant Xhaka të jetë mesfushori me tipare difensive më i mirë në kampionatin zviceran.

Në formacionin e javës nuk mund të mungonte Armando Sadiku. Goli i shkëlqyer i sulmuesit shqiptar i dha fitoren Luganos në fushën e St. Gallen.

Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Kushtrim Guraj

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net