Opoja.net

Xhaka refuzon Kosovën, vazhdon me Zvicrën

Sport
Xhaka refuzon Kosovën, vazhdon me Zvicrën

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në një intervistë për Blick ka konfirmuar se ka vendosur që të vazhdojë me Zvicrën, pasi nuk e dinte që një ditë do të ketë përfaqësuese të Kosovës.

“Ka kohë që kam vendosur ta përfaqësojë Zvicrën. Në atë kohë nuk e dija se një ditë do të ketë kombëtare të Kosovës”, ka thënë Xhaka për Blick, transmeton Koha.net.

Kosova ditë më parë u pranua me të drejta të plota në UEFA e FIFA, me ç’rast ka zgjuar debat nëse për të do të kthehen të luajnë yjet shqiptarë që luajnë për kombëtare të tjera, përfshirë këtu edhe Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.

Më pas Xhaka rreth ndryshimit të kombëtares ka thënë se, “asnjëherë kjo nuk ishte çështje e familjes sonë. Kam zgjedhur Zvicrën dhe kjo është e gjitha”.

Xhaka ka thënë gjithashtu se ai së bashku me Shaqirin e Behramin kanë dhënë kontributin e tyre si pionierë për njohjen e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Kështu nuk e keni parë kurrë Leo Messin, po vuan në Barcelonë

Kushtrim Guraj

Messi dhe De Jong nuk udhëtojnë në Ukrainë me Barcelonën

Kushtrim Guraj

Shaqiri mungon ndaj Atalntas shkaku i lëndimit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net