Opoja.net

Ylli i Kosovës po ndiqet nga Bayerni, gati oferta për të

Sport
Ylli i Kosovës po ndiqet nga Bayerni, gati oferta për të

Të shkëlqesh në një kampionat si Bundesliga, nuk është gjë e vogël pasi është një nga ligat më të forta në botë.

Por me plot sukses po paraqitet ylli i Kosovës, Florent Hadergjonaj që iu bashkua Ingolstadit nga Young Boys Bern.

Vetëm 22-vjeçar, Hadergjonaj ka arritur t’i zhvilloj 12 ndeshje si titullar në Bundesliga duke bërë edhe dy asistime.

E falë paraqitjeve të mira, djaloshit iu është rritur edhe vlera dhe po kërkohet nga gjiganti i Gjermanisë, Bayern Munich.

Burime të Telegrafit pranë lojtarit, tregojnë se krerët e Bayernit janë duke e përcjellë që disa ndeshje nga afër Hadergjonaj.

Në ndeshjen e djeshme ndaj Bayernit, Florenti shkëlqeu duke bërë shumë harkime të mira në zonë, por edhe duke ndalur yllin e bavarezëve, David Alaba.

Në një moment sa ishte rezultati 0-0, Hadergjonaj shpëtoi një gol të sigurt për ekipin e tij duke larguar topin nga vija fatale.

Gjithnjë sipas të njëjtave burime të afërta me lojtarin, Bayerni ka pyetur Ingolstadin për çmimin e kosovarit dhe është e gatshme të bëjë një ofertë të lartë.

Besohet se rekordmenët e Gjermanisë janë të gatshëm të ofrojnë 10 milionë euro për transferimin e Hadergjonajt në ‘Allianz Arena’.

Hadergjonaj do ta zëvendësonte në Bayernt, legjendën Philipp Lahm që ka paralajmëruar pensionimin në fund të stinorit.

Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Kushtrim Guraj

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net