Opoja.net

Ylli i Tottenham rezulton pozitiv me COVID-19

Sport
Ylli i Tottenham rezulton pozitiv me COVID-19

Ylli i Tottenham, Matt Doherty, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Doherty ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Jose Mourinho që nga ardhja e tij në Londër duke startuar në gjashtë ndeshjet nga tetë të zhvilluara.

Mbrojtësi, 28-vjeçar, gjendet i grumbulluar me kombëtaren e Irlandës.

Përveç tij pozitiv rezultoi edhe bashkëkombësi i tij, James McClean.

Që të dy gjenden të izoluar dhe do të mungojnë në ndeshjen e radhës në Dublin kundër Bullgarisë.

Deri tani kanë rezultuar pozitivë gjithsej katër lojtarë për kombëtaren e Irlandës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë u transferua te skuadra angleze Tottenham nga Wolverhamptoni.

The post Ylli i Tottenham rezulton pozitiv me COVID-19 appeared first on FaktePlus.

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net