Opoja.net

Youtube do të bëhet me chat

Teknologji
Youtube do të bëhet me chat

Youtube është rrjeti social lider në ruajtjen dhe shpërndarjen e videove, por kur vjen puna për bisedat, është shumë herë më e ngurtë se Facebook apo rrjete të tjera të mëdha.

Por kjo jo edhe për shumë kohë. Sipas asaj që raportohet nëpër forume të ndryshme teknologjike, Youtube është duke punuar për të krijuar mundësinë për të gjithë përdoruesit e vet që të komunikojnë përmes bisedave private tek për tek ose në grup.

Ndryshimet fillestare do të bëhen në aplikacionin e përdorur nëpër telefonat inteligjentë me sistem Android dhe iOS dhe në bazë të suksesit që do të ketë këtu, do të aplikohet edhe për t’u hapur përmes shfletuesit në kompjuter, shkruan Top Channel.

Kjo është përpjekja e radhës e Google për të rivalizuar me konkurrentët e drejtpërdrejtë në fushën e rrjeteve sociale, sidomos me Facebook. Disa vite më parë, kompania prezantoi Google Plus, e konceptuar si një platformë sociale, por që nuk arriti të bëjë për vete përdoruesit.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net