Opoja.net

YouTube po konsideron bartjen e tërë materialit për fëmijë në YouTube Kids

Teknologji

Platforma e shpërndarjes së videove YouTube, ka bërë ndryshime të mëdha, pas kritikave të shumta për përmbajtje që kanë të bëjnë me pedofili dhe personazhe nga Dizney që ishin të armatosura.

Wall Street Journal raporton se kompania po konsideron bartjen e tërë materialit për fëmijë në YouTube Kids, ku gjithçka kontrollohet në detaje, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, po planifikohet të ndërpriten videot që aktivizohen vet, që shfaqin pamje që në shikim të parë duket se janë të padëmshme, teksa janë të mbushura me ekstremizëm dhe teori konspirative.

Këto ndryshime do të ishin të mëdha për YouTube, që deri më tani ka punuar që të reduktojnë përmbajtjet kontroverse dhe jo të largojë diçka në tërësi.

Sikur të ndërmerrej ky hap, do të ta dëmtonte një pjesë të administratës së platformës, që është e ndërtuar në një arkitekturë siç është tani.

Në YouTube Kids do të ketë edhe reklama, mirëpo për shfaqjen e tyre do të ketë kritere të caktuara. /Telegrafi/

Mos i humb

Sistemi i tri kamerave të iPhone 11 mund të realizojnë fotografi me pamje shumë të gjerë

Kushtrim Guraj

Google sjell numërimin e fjalëve në Google Docs

Opoja.net

Lllogaritë private në Instagram mund të mos jenë aq të sigurta

Opoja.net

Disqet parashikohet të tejkalojnë shitjet e CD-ve, për herë të parë që nga viti 1986

Opoja.net

Apple do ta prezantojë iPhone 11, drejtpërdrejt në YouTube

Opoja.net

Facebook pranon se ka qenë duke dëgjuar zërin tuaj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net