Opoja.net

Zaniolo: Italia mund ta fitojë Euro 2020, Lukaku është një fenomen dhe mezi pres të punojë me Mourinhon

Nicolo Zaniolo ka thënë se ai nuk është aspak i habitur nga rruga e Italisë në Euro 2020, e quajti Romelu Lukakun një ‘fenomen’ dhe mezi pret që të punojë me Jose Mourinho te Roma.

Reprezentuesi italian pësoi dy lëndime të ndryshme në ligament vitin e kaluar dhe 21-vjeçari u kthye në stërvitje këtë pranverë, duke synuar një kthim në Euro 2020.

5446
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
Kandidati juaj i preferuar për kryetar të Dragashit?

Por, sulmuesi i Giallorossëve, i cili ka luajtur shtatë herë me Azzurrët, nuk ia doli me kohë dhe ka ndjekur Kampionatin Evropian nga divani.

Talenti i Romës u intervistua nga La Gazzetta dello Sport dhe foli për performancat e Italisë në Euro dhe kundërshtarin e tyre të ardhshëm Belgjikën.

“Unë nuk jam aspak i befasuar. E di se sa vlejnë shokët e mi të skuadrës dhe sa forcë ata kanë arritur të krijojnë duke bërë një grup”, ka thënë fillimisht Zaniolo.

“Të gjithë ata janë titullarë, jo vetëm 11. Dhe shikoni, nuk është një klishe, duke pasur parasysh atë që ata kanë treguar në ndeshjen e 16-tës kundër Austrisë. Kush hyn, vendos lojën. Ne të gjithë fitojmë së bashku”.

Testi më i madh i Italisë është në Allianz Arena nesër, kur ndeshjen me Belgjikën në Mynih, por Zaniolo nuk mendon se ata do të dështojnë kundër belgëve.

“Nuk mendoj se do të dështojmë, edhe pse ata janë të fortë. Ata kanë Lukakun, i cili është një fenomen edhe nëse nuk shërohen Kevin de Bruyne dhe Edin Hazard”.

“Shkurtimisht, nëse ata janë të parët në renditjen e FIFA-s, do të ketë një arsye më shumë se të vlefshme. Duke thënë këtë, ne kemi lojtarë që mund t’i vënë në vështirësi dhe, në të njëjtën kohë, të anulojnë pikat e tyre të forta”.

Zaniolo u pyet nëse Azzurrët janë mjaft të mirë për të fituar Euro 2020 këtë verë.

“Nuk jam duke thënë asgjë, sepse ju patë se çfarë ndodhi me kampionët e botës Francën, por në këtë pikë, sipas mendimit tuaj, cila kombëtare nuk do të kishte frikë nga Italia? Unë nuk mendoj se ka ndonjë”.

Roma e ka emëruar Mourinhon si trajnerin e tyre të ardhshëm dhe Zaniolo shpjegoi se lojtarët janë duke pritur të bëjnë përshtypje për trajnerin portugez.

“Mezi presim t’i tregojmë vlera Mourinhos. Ai është një trajner i shkëlqyeshëm dhe ka fituar shumë”.

“Për mua është një nder të jem i stërvitur nga ai, kështu që mezi pres të filloj”, përfundoi mesfushori italian. /Telegrafi/

Liverpooli triumfon me plotë meritë ndaj Milanit, Real Madridi fiton “dramën” ndaj Interit, PSG-ja ndalet befasisht nga Brugge

Opoja.net

Sot nis sezoni i ri në Ligën e Kampionëve me super përballjen: Barcelona – Bayern Munich

Opoja.net

Spektakël në Bernabeun e ri, Benzema ylli i mbrëmjes me hat-trick

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto