Opoja.net

Zbulim i ri: Versioni i ri i Covid-19 përhapet shpejt, por nuk është i rëndë

Shëndeti
Zbulim i ri: Versioni i ri i Covid-19 përhapet shpejt, por nuk është i rëndë

Sipas një studimi të ri, versioni i ri i Covid-19 përhapet shpejt, por nuk është i rëndë.

Një formë e re, më e zbutur, e koronavirusit është përhapur nga Europa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konfirmimi vjen nga një studim global që tregon prova të forta për këtë pretendim.
Mutacioni i ri i Covid-19 përhapet më shpejt, por nuk i sëmurë rëndë personat sa variacionet e mëparshme të virusit.

“Është më dominuesi, sa i përket infektimit të personave”, shprehet Erica Ollman Saphire, e cila ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar kërkimor.

Studimi është publikuar në revistën mjekësore “Cell” dhe ndan informacione për sekuencat gjenetike që kanë treguar një lloj mutacioni të versionit fillestar të virusit që po bëhet më dominant. Tani shkencëtarët jo vetëm që kanë kontrolluar sekuencat gjenetike, por edhe kanë kryer eksperimente që përfshijnë njerëz, kafshë dhe qeliza.

Ata e emërtuan “G614” mutacionin e ri të virusit. Ndryshimi prek cipën e proteinës, thënë ndryshe strukturën që virusi përdorë për të hyrë në qeliza për t’i infektuar. Kërkuesit po verifikojnë nëse ky zhvillim mund të bëjë që version i ri i koronavirusit të kontrollohet nga një vaksinë.

Megjithatë shkencëtarët këshillojnë për rritje të vigjilencës, pasi mund të dalin versione më të ashpra të Covid-19, ndërsa nënvizojnë se humbja e agresivitetit dhe rritja e nivelit të përhapjes sjellin në vëmendje rëndësinë e mbajtjes së maskës dhe ruajtjes së distancimit social.

Loading...

Mos i humb

Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët e coronavirusit

Kushtrim Guraj

Studimi i ri: Ftohja e zakonshme mund të forcojë imunitetin kundër koronavirusit

Kushtrim Guraj

Zbulim i ri, këto janë simptomat pas shërimit nga koronavirusi

Kushtrim Guraj

“Nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit”

Kushtrim Guraj

Rusia thotë se në shtator nis prodhimin masiv të vaksinës kundër Covid-19

Kushtrim Guraj

Kështu e “merr peng trupin” koronavirusi

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net