Zbuloni si ta kuptoni nëse dikush ju ka bllokuar në WhatsApp

Teknologji
Zbuloni si ta kuptoni nëse dikush ju ka bllokuar në WhatsApp

WhatsApp nuk të jep mundësinë direkt që të kuptosh nëse një person të ka bllokuar, njësoj siç mund të ndodhë në Facebook.

Por ekzistojnë disa truke që ju ndihmojnë të zbuloni nëse një mik apo i njohuri juaj nuk dëshiron të marrë më mesazhe prej jush.

Si fillim, nëse jeni bllokuar nga dikush, ju nuk do të mund të shihni më statuset e tyre në WhatsApp.

Po ashtu, ju nuk do të keni më mundësinë të vëreni nëse mesazhi që keni dërguar tek personi që ju ka bllokuar është parë apo jo.

Nga ana tjetër, nëse jeni bllokuar, nuk do të mund të shihni asnjë ndryshim të fotos së profilit të atij që ju ka bërë bllok, përcjell Vizion Plus.

Së fundmi, mesazhet e juaja do të shënohen si “të dërguar”, por jo si “delivered”, ndërsa ju nuk mund të kryeni as telefonata me ata që ju kanë bllokuar.

WhatsApp ka shpjeguar se diçka e tillë është bërë për të mbrojtur privatësinë e gjithsecilit.

“Ne nuk mund t’ju tregojmë nëse bllokoheni nga dikush tjetër”, sqaruan ata.

Me një ngjyrë krejt të re po vjen iPhone 12

Linda Guraj

Zbulohet data e publikimit të iPhone 12

Linda Guraj

Ja shtetet që prodhojnë më së shumti vetura

Linda Guraj

Më lirë veҫ lodheni, tani me 1 mijë euro mund të bëheni me makinë të re

Linda Guraj

Shpejtësia marramendëse në pistë garash e Lamborghini-t me 1,200-kuajfuqi

Linda Guraj

Kjo është vetura më e shpejtë se Bentley Bentayga Speed

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net