Opoja.net

Zemaj kundër lejimit të dasmave, thotë se mund të bëhen burime të infeksioneve

Kosova
Zemaj kundër lejimit të dasmave, thotë se mund të bëhen burime të infeksioneve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dalë kundër lejimit të dasmave – kjo pasi që sipas tij ato mund të bëhen burim i infeksionit të koronavirusit.

Zemaj nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se mbajtja e dasmave do ta lëndonte rëndë disiplinën dhe rekomandimet që janë në fuqi për luftën kundër COVID-19.Mes tjerash Zemaj thotë se dasmat mund të jenë burim infeksione, dhe se sipas tij kjo nuk mund të lejohet – po ashtu tregon se tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa ndaj pronarëve të restoranteve.

Shkrimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rëndë disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

Dasmat, mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme. Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali.

Prioritet yni mbetet shëndeti i qytetarëve, për këtë kemi sjell rregullore të cilat e mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja.

Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit.

Ligji është shumë i qartë, duhet vetëm të zbatohet!

“Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë”

Kushtrim Guraj

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net