Opoja.net

Zemaj paralajmëron masa të reja

Kosova
Zemaj paralajmëron masa të reja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai ka treguar se para masave të reja sot është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi dhe kryetarin e Odës Hoteliere të Kosovës, Hysen Sogojeva.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

“Secili nga ne ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, andaj është qenësore që të gjithë se bashku, nga aty ku veprojmë t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid1. Janë të arsyeshme shqetësimet e secilës kategori të shoqërisë sonë, por të gjithë së bashku duhet të mendojmë për shëndetin publik. Rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i diskutoj me kryeministrin z.Hoti në mënyrë që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 730 raste të reja me koronavirus, ndërsa vetëm në Prishtinë 312. Po ashtu kanë vdekur 11 persona si pasojë e COVID-19.

“Edhe sot nga 1.794 mostra të marra brenda 24 orëve, 730 kanë rezultuar pozitiv, vetëm në Prishtinë janë 312 raste pozitive me Covid 19, shifra këto që na detyrojnë të jemi të sa më të kujdeshëm në respektimin e masave anti Covid”, ka shkruar Zemaj.

Vazhdojnë gërmimet në varrezën masive të Kizhevakut

Opoja.net

Shpresa e bizneseve te Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Opoja.net

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net