Opoja.net
Meka Mish

Zgjidhet Rektori i Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren

Në mbledhjen e mbajtur më 14.05.2019 me votim unanim të anëtarëve prezentë (gjashtë vota) të Këshillit Drejtues është zgjedhur Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj.

Kjo është bërë e ditur sipas një njoftimi, sipas të cilit, Temaj, nga viti 2001 ka punuar profesor në ShLP “Xhevdet Doda” ndërsa nga viti 2004 profesor në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ku ishte edhe shef i programit.

Ndërkaq që nga themelimi ka punuar profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ndërkaq prej vitit 2012 deri 2018 ka ushtruar edhe funksionin e dekanit në Fakultetin e Edukimi në këtë universitet.

Nga fundi i vitit të kaluar është zgjedhur në pozitën e u.d. Rektorit në UPZ. Në bazë të Statutit mandati i Rektorit është katër vjet, me mundësi rizgjedhje edhe për mandat. /Telegrafi/

Mos i humb

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Pa marrëveshje përfundimtare, do të vazhdojnë tensionet Kosovë-Serbi

Opoja.net

“Vendimi për mbylljen e universiteteve është radikal, të rishikohet”

Opoja.net

Ndërtohet xhamia e 40-të në Prizren

Opoja.net

Kolona deri në 250 metra në hyrje të Merdares, pritjet deri në 20 minuta

Opoja.net

Anëtari i bordit: Qeveria dhe MASHT-i, nuk mundë ta fajësojnë KShC-në për mos akreditimin e universiteteve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net