Opoja.net

Zgjidhni dilemën se kur, sa, dhe çka duhet të hajë foshnja juaj!

Shëndeti
Zgjidhni dilemën se kur, sa, dhe çka duhet të hajë foshnja juaj!

Njerëzit përherë tentojnë tu japin këshilla nënave të reja sesi ato duhet të ushqejnë foshnjat e tyre. Secili jep këshilla për hesap të vetin, dhe shpeshherë një këshillë bie në kundërshti me tjetrën.

Kur duhet filluar?

Nuk ka asnjë nxitim. Deri në moshën 6 muajshe, foshnjat marrin vlerat ushqyese përmes qumështit të gjirit ose qumështit pluhur. Disa doktorë u sugjerojnë prindërve të presin derisa foshnja e tyre të mbush 6 muaj për tu forcuar, kurse ka te tjerë që thonë se është mirë të filloni të ushqeni foshnjën që në katër muaj. Por çdo foshnjë dallon nga tjetra. Nëse foshnja juaj është e gatshme për tu ushqyer në moshën 4 muajshe, ka të tjera foshnja që nuk e arrijnë këtë gatishmëri gjer në muajin e gjashtë. Më e mira për ju është të konsultoheni me pediatrin e foshnjës suaj dhe ai do u tregojë nëse i vogli juaj është gati për ushqime tjera pos qumështit.

Me çka duhet filluar?

Gjyshet mund të insistojnë të filloni me drithëra orizi, por mos u ndjeni të obliguar ta ndiqni këtë këshillë. Është mirë të filloni me fruta, perime apo pak mish. Çfarëdo që zgjedhni, lehtësojeni vaktin e parë me pak qumësht të zakonshëm të fëmijëve.

Cilat janë shenjat e gatishmërisë?

Kur foshnja juaj mësohet të ulet vetë dhe shfaq kontroll të mirë të kokës dhe qafës, pi më shumë së 1 litër qumësht në ditë, përderisa ju hani, ngreh kokën dhe shikon përreth sikur të kërkonte për ndonjë ushqim, dhe ju shikon me mall kur jeni duke ngrënë (mund të provojë të marr pak ushqim për veten!), si dhe ia arrin të gëlltit më tepër ushqim në gojën e saj/tij se sa që e shtyjnë reflekset. Këto janë shenjat që u tregojnë se vogëlushja apo vogëlushi juaj tashmë është aq i rritur sa të provojë ushqime tjera pos qumështit.

Sa duhet të hajë foshnja?

Përgjigja është e thjeshtë: vetëm sa dëshiron, jo më shumë. Në fillim mund të kenë nevojë vetëm për një lugë gjelle ushqim. Stomaku i tyre është sa një grusht i vogël, kështu që nuk duhet shumë ushqim për tu mbushur. Tani për tani, ngrënia e ushqimit është vetëm një mënyrë që foshnja juaj të eksplorojë botën e saj/tij.

Loading...

Mos i humb

Asnjë shenjë e distancës fizike pas lehtësimit të masave

Opoja.net

Rreth 10 mijë të vdekur nga Covid-19 në Meksikë

Opoja.net

QKUK: 1798 lindje për tre muaj

Opoja.net

Stomatologët i kthehen punës me masa shtesë mbrojtëse

Opoja.net

Arsye përse duhet të konsumoni më shumë fruta deti

Opoja.net

Përdorimet popullore me lëngun e hudhrave

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net